
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Këmishtaj, ku një automjet me drejtues 18-vjeçarin M. Xh., banues në Babunjë, ka përplasur një këmbësor, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.