Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lin–Pogradec, mjeti përplaset me trafikndarësen dhe del nga rruga


Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, duke përfunduar në korsinë e biçikletave. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, lagështia në rrugë dyshohet të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit, që solli humbjen e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

Në mjet ndodhej vetëm shoferi, i cili është transportuar në spital për kontrolle mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pa dëmtime serioze.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.