
Administrata Trump ka urdhëruar kompanitë amerikane që ofrojnë programe software për projektimin e gjysmëpërçuesve (çipave) të ndalojnë shitjen e shërbimeve të tyre për grupet kineze, raporton Financial Times, duke cituar burime të njohura me këtë vendim.
Sipas raportit, kompanitë e automatizimit të dizajnit elektronik, përfshirë Cadence, Synopsys dhe Siemens EDA, janë informuar nga Departamenti i Tregtisë se duhet të ndalojnë furnizimin e teknologjisë së tyre për palët kineze.
Vendimi është lëshuar nga Byroja e Industrisë dhe Sigurisë (Bureau of Industry and Security), thuhet më tej në raportin e FT.