Vendosni fjalën kyçe....

Parashutisti në Kinë shpëton për mrekulli, erërat e fuqishme e ngritën në 8,000 metra


Parashutisti Liu Ge, në Kinë, shpëtoi për mrekulli nga një ngjarje që mund të kishte përfunduar në fatalitet, pasi u rrëmbye nga erërat dhe u ngrit në një lartësi prej 8,000 metrash mbi tokë, në kushte ekstreme me temperatura nën -40°C dhe mungesë të oksigjenit. Ngjarja ndodhi në malet Qilian, ku Liu kishte nisur fluturimin nga 3,000 metra.

Pas disa minutash, ai humbi kontrollin e parashutës dhe u ngrit shumë më lart se sa ishte planifikuar. Liu përshkroi ndjenjat e tij, duke thënë se ishte i mbuluar me akull dhe ndiente mungesën e oksigjenit, por vazhdoi të komunikonte me ekipin e tij. Megjithë kushtet ekstreme, ai arriti të ulej në mënyrë të sigurt, por pësoi ngrirje të rënda dhe u shtrua në spital.

Pasi pamjet e incidentit u bënë publike, autoritetet kineze njoftuan nisjen e një hetimi, pasi dyshohet se Liu nuk kishte marrë lejen për të realizuar fluturimin.