
Në kuadër të operacionit “Ura”, Policia belge ka arrestuar në Belgjikë Gertin Aliun, një shtetas shqiptar 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi u realizua pas shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet njësive të specializuara FAST të dy shteteve, në një operacion të koordinuar që ka pasur si objekt luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.