Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO ndan dosjen e ‘Sterilizimit’, Beqaj gjyq i zakonshëm, 8 të tjerët gjykim të shkurtuar


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit në çështjen “Sterilizimi”, me përjashtim të Ilir Beqajt, i cili nuk ka aplikuar për këtë formë gjykimi.

Ilir Beqaj-ish-ministri-shendetesia-prangat-duart-shenjat-kerkesat-sterilizimi-canta (3)

Kjo do të thotë se Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar.

Ndërkohë, Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij, duke kërkuar qartësi në formulimin e tyre.

Mësohet se ish-ministri është larguar nga salla e gjyqit para se të mbaronte seanca gjyqësore dhe të jepej vendimi  nga trupa gjykuese.