Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “5D”/ GJKKO shpall vendimin për katër prej të pandehurve


Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për katër të pandehurit e dosjes “5D”, Deborah Keçi, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi, dhe Jetjon Mera.

Deborah Keçi, e dënuar për shkelje të barazisë në tendera, ka marrë një dënim prej 1 viti burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar është konvertuar në 8 muaj burg, dhe më pas është transformuar në 60 orë punë në interes publik.

Ndërsa Teuta Guri, Renaldo Gjerasi, dhe Jetjon Mera janë dënuar fillimisht me 9 muaj burg, të cilët për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në 6 muaj burg, dhe më pas u shndërruan në 60 orë punë në interes publik për secilin prej tyre.