Vendosni fjalën kyçe....

Nga Brazili për prostitucion në Tiranë, kapet 29-vjeëarja që shfrytëzontë dy bashkëpatriotet


Një 29-vjeçare nga Brazili është ndaluar në Tiranë pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion dy bashkëpatriote të saj.

Këto dy të fundit janë proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve njoftuan sot (27 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim brazilianen B. F., 29 vjeçe, për veprat penale “trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “shfrytëzimi i prostitucionit”.  “E kërkuara dyshohet se një apartament, në lagjen “Lef Sallata”, shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetase braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Këto 2 shtetase u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “prostitucioni”, bëri me dije policia vendore. Të dyshuarat nën hetim u morën në pyetje para se të liheshin në gjendje të lirë, ku kanë rrëfyer edhe se kush i kishte rekrutuar dhe shfrytëzuar.”