Vendosni fjalën kyçe....

Prrenjas/ Aksident i rëndë në Minierën e Katjelit, humb jetën 58-vjeçari


Aksident i rëndë në Minierën e Katjelit.

Balkanweb raporton se nga burime jozyrtare mësohet se ka humbur jetën minatori Sajmir Bego, 58-vjeç.

Sipas informacionit nga terreni, viktima është kryetar i sindikatës së minatorëve.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Burime nga vendngjarja thonë se në minierë ka patur një shembje te galerisë.