Vendosni fjalën kyçe....

“Fillimisht ndërgjegjësojmë shqiptarët dhe ndërkombëtarët për farsën e 11 majit, pastaj vendosim ç’do bëjmë”


Kreu i PD-së Berisha pohoi sot se detyra e parë e opozitës është të ndërgjegjësojë shqiptarërt dhe ndërkombëtarët për farsën zgjedhore të 11 majit dhe më pas do merren të gjitha vendimet e duhura pas analizës së thelluar.

Sipas kreut të opozitës, askush nuk mund t’i mashtrojë qytetarët me farsa elkektorale

“Forumet janë aktive më shumë se kurrë sot. Po merren me analizën e gjithanshme të farsës. Do të përfundojë lufta për ndërgjegjësimin e Shqipërisë dhe të gjithë botës për farsën elektorale dhe do të merren të gjitha vendimet. Të harrojë kush se mund të mashtrojë shqiptarët dhe demokratët se farsa elektorale fitohet nga opozita. Farsa elektorale nuk fitohet nga opozita. Ata që duan të prodhojnë këtë, ata injorojnë efektet e arrestimit në vitin elektoral të liderve të tre partive kryesore opozitare dhe deputetëve, injorojnë shtetin elektoral që shpërndau 100 euro për 48% të zgjedhësve, të pensionistëve, fali 200 e ca milionë euro gjoba 2 ditë para zgjedhjeve. I gatshëm të udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtojmë asnjë variant.” – tha Berisha.