Vendosni fjalën kyçe....

Familja shqiptare Xhaferi pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Trump


Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, së bashku me tre fëmijët e tyre, në kuadër të programit humanitar “Make-A-Wish”, që synon të realizojë dëshirat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke sjellë momente shprese dhe lumturie për ta dhe familjet e tyre.

Gjatë takimit të përzemërt, djali i familjes Xhaferi  i cili ka aftësi të veçanta qëndroi pranë presidentit amerikan, i cili në shenjë simbolike i dhuroi atij një monedhë presidenciale si kujtim.

Ky takim është pjesë e përkushtimit të Presidentit Trump për të theksuar rëndësinë e përfshirjes sociale dhe mbështetjes për personat me aftësi ndryshe nëpërmjet politikave më humane dhe gjithëpërfshirëse.