Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i bën thirrje Trump-it: Shpallni kartelet shqiptare organizata terroriste



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga operacioni antidrogë “Ura”, duke e cilësuar qeverinë shqiptare si një “narkoshtet” të lidhur me kartele të fuqishme droge. Në një deklaratë publike, ai i ka bërë thirrje ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe qeverisë amerikane që të shpallin këto kartele si organizata terroriste.

Prokuroria flet për kartele droge, Trump i ka shpallur disa të tilla terroriste. I bëj thirrje SHBA-ve dhe presidentit Trump të shpallin terroriste kartelet që operojnë në Shqipëri dhe që lëvizin miliarda euro nga trafiku i drogës, duke i pastruar lirshëm me mbështetjen e qeverisë Rama,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se PD është e gatshme të paraqesë prova për implikimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën dhe të tjerë, në aktivitetet e karteleve kriminale.

Sipas tij, një shpallje e tillë nga SHBA do të ishte një kontribut madhor për sigurinë në Shqipëri, në rajon dhe në strukturat e NATO-s dhe BE-së. “Qeveria është një me kartelet,” përfundoi Berisha, duke e cilësuar situatën si një moment kthese të rëndësishme për vendin.