Vendosni fjalën kyçe....

“The Fighting Temeraire” – Çfarë fshihet pas pikturës më të dashur për britanikët


Ndërsa muzetë në mbarë botën festojnë ditëlindjen e 250-të të JMW Turner, është koha për të rivlerësuar pikturën e tij të dashur dhe më të njohur, “The Fighting Temeraire”, shkruan BBC.

“The Fighting Temeraire” e JMË Turner u bë një vepër e famshme kombëtare kur u zbulua për herë të parë në 1839, dhe fama e saj është ruajtur deri në ditët e sotme.

Ajo u votua dikur si piktura e parapëlqyer e Britanisë dhe tashmë shfaqet në kartëmonedhat 20 stërlinëshe. Por interpretimi i pranuar gjerësisht i mesazhit të kësaj pikture ikonike mund, në fakt, të kundërshtojë qëllimet e vërteta të Turner.

“Temeraire” i referohet një luftanijeje me 98 topa të Marinës Britanike, e cila është përshkruar në sfondin e pikturës. Ajo ishte një nga anijet që luftuan heroikisht kundër Francës gjatë Luftërave Napoleonike, por tërhoqi vëmendjen e kombit në 1838 kur u çmontua dhe pjesët e saj u shitën. Piktura e Turner përshkruan këtë gladiator dikur të fuqishëm të deteve që tërhiqet në lumin Tamiz nga një rimorkiator me avull.

Një segment i shkurtër në filmin e James Bond të vitit 2012, “Skyfall”, kap një pamje popullore rreth pikturës. Në skenë, Bond (Daniel Craig) takon Q (Ben Whishaw), kreun e tij të ri të kërkimit dhe zhvillimit në Galerinë Kombëtare të Londrës dhe ata ulen përballë “The Fighting Temeraire”.

Në vitin 1804, ajo kishte luajtur një rol kritik në bllokimin e porteve franceze dhe mbrojtjen e bregdetit britanik. Por momenti i saj më i bukur erdhi në pasditen e 21 tetorit 1805, në Oqeanin Atlantik, në brigjet e Spanjës jugperëndimore.

Në këtë orë kyçe, Beteja e Trafalgarit, një betejë vdekjeprurëse detare midis Marinës Mbretërore Britanike dhe flotës së kombinuar të Spanjës dhe Francës, ishte në kulmin e saj. Anija HMS Victory e admiralit Lord Nelson kishte udhëhequr sulmin, por ishte duke u goditur nga anija franceze Redoubtable.

Më pas, përmes tymit doli HMS Temeraire, e ndjekur nga një flotilje anijesh britanike. Temeraire shpërtheu Redoubtable dhe duroi një stuhi breshërie topash megjithatë e përballoi bejetën dhe luajti rol kyç në fitoren përfundimtare të marinës britanike në Betejën e Trafalgarit.