Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të fuste 31,700 paund të padeklaruara në Shqipëri, procedohet në gjendje të lirë 36-vjeçari nga Londra


Një 36-vjeçar me inicialet A.H., që udhëtonte nga Londra drejt Shqipërisë, është ndaluar nga Policia Kufitare në Rinas, pasi tentoi të hynte në vend me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 31,700 paund, të cilat shtetasi po përpiqej t’i fuste në territorin shqiptar pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paunde që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.