Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka


Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudia Palloj, vendosi ta dënojë me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 2 vite e 8 muaj, raporton BW.

Përveç dënimit me burg, Zarka u ndalua të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej të paktën pesë vitesh. Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim prej 6.4 vitesh.

Aurel Zarka akuzohet për përfshirje në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”.