Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkojmë votat me PS-në vetëm për çështje që kërkohen nga Brukseli” – Berisha


PD-ja dhe aleatët do kenë kandidatët e tyre në zgjedhjes e pjesshme lokale në disa bashki të vendit dhe në ato të vitit 2027.

Kreu i opozitës Berisha e pohoi këtë gjë mbrëmjen e sotme ku theksoi se nuk do i bojkotojë zgjedhjet pasi kjo gjë çon drejt dhunës.

“PD mbështet kandidaturat e koalicionit të vet në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Do të kemi kandidaturat tona. Agron Shehaj e di vetë çfarë bën po ne do kemi kandidaturat tona aty ku do ketë zgjedhje lokale të pjesshme. Ai tha që nuk ishte për rotacionin, kjo ishte gjëja më bizarre për mua. Nuk e di ende nëse do i huazojmë deputetë për të formuar grup parlamentar, është vendim që e marrin forumet.”­ – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se opozita do bashkojë votat me PS-në vetëm për çështje që kërkohen nga Brukseli dhe që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE.

Strukturat për hetime komplekse që propozon qeveria e Ramës kanë për qëllim kontrollin e strukturave. Dumani u shpreh se ka struktura KLGJ dhe KLP që e bëjnë këtë. Përpjekjet e Edi Ramës kanë qëllim të fusin në kontroll cdo qelizë të tyre. Kontrollojnë Dumanin dhe asnjë dosje e Ramës nuk kalon. Janë për t’u kaluar disa nene në parlament që të kalojë me shumicë të cilësuar, Avokati i Popullit, mandati i SPAK. Përveç reformave që kërkon BE-ja, pra akte të qeverisë që lidhen me integrimin. Opozita do jetë me vota pro vetëm për ato që kërkon Brukseli.”­ – tha Berisha.