Pushuesit janë shumë të frikësuar për të lënë dhomat e tyre ndërsa mijëra protestues kundër turizmit dalin në rrugët e Ishujve Kanarie
Mijëra spanjollë u derdhën në rrugë në Ishujt Kanarie për të protestuar kundër turizmit. Shumë vendas të mërzitur nisën demonstratat në gjithë arkipelagun që prej paradites, duke përfshirë Tenerifen, ku mijëra britanikë ndodhen me pushime, shkruan Daily Mail.
Dhjetëra policë mbikëqrën protestën, ndërsa turistët e “tmerruar” qëndruan brenda hoteleve.
Një pushues që vizitoi nga Irlanda tha se ishte shumë i frikësuar për të dalë jashtë. Protestuesit u dëgjuan duke u binin borive dhe daulleve ndërsa bërtisni slogane si “El dinero del turismo, donde está?” (Ku janë lekët nga turizmi).
Në një pankartë shkruhej: “Ndaloni turizmin e tepërt… kjo është shtëpia jonë.”
Një tjetër shkruante: “Mjerimi im është parajsa juaj”.
Një tjetër tha se “turistët notojnë në m*t”, duke iu referuar sasisë së madhe të ujërave të zeza që derdhen në det, shumica e tyre që vijnë nga hotelet sipas aktivistëve.
Protesta vjen vjen pasi qeveria e Ishujve Kanarie tha se dëshiron të mbajë bisedime urgjente me aktivistët pas një rënieje të rezervimeve nga turistët britanikë. Santiago Sese, president i Dhomës së Tregtisë së rajonit, shprehu shqetësim të premten pasi zbuloi se numri i rezervimeve britanike për këtë verë ka rënë me 8 për qind.





