Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mirënjohës për mbështetjen e Francës në rrugëtimin evropian


Në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si dhe në projekte konkrete për zhvillimin e vendit.

Rama veçoi kontributin francez në rindërtim, duke përmendur ujësjellësin e Durrësit dhe angazhimin për projekte në fushën e energjisë së rinovueshme dhe turizmit të qëndrueshëm. Ai nënvizoi interesin për zgjerimin e bashkëpunimit në administrimin e ujërave dhe menaxhimin e mbetjeve, duke e cilësuar Francën si shembull të ekselencës dhe inovacionit.

Kryeministri bëri të ditur se po shqyrtohet përfshirja e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, ndërsa vlerësoi edhe projektin e transformimit të ish-rezidencës së diktatorit Hoxha në një qendër kulturore me artistë vendas e ndërkombëtarë, si simbol i bashkëpunimit të ri Shqipëri–Francë.

“Me nxitjen e presidentit për të ndihmuar shqipërinë për rindërtimin. Ka bërë punë të jashtëzakonshme me ujësjellësin e Durrësit por është këtu për të vazhduar të mbështesë prohjejkte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm.

Duam ta fuqizohjmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën.

Kemi folur edhe për mbetjet dhe në këtë drejtim po punojmë për të pasur një plan të përgjithshëm që bazohet jo thjesht në strategjinë që kemi por në hapat konkretë të punës pasi në negociatat me BE, ky është kapitull i rëndësishëm dhe këtu kemi shumë për të bërë.

Ne kemi deri në fund këtë bashkëpunim me ekselencën franceze do të jetë vlerë e shtuar. Kemi folur edhe për mundësinë  e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Do të shikojmë më tutje se si mund të materializohet përfshirja.

Në fund më vjen mirë…kjo është diçka sa e vogël në përmasë, aq edhe kuptimplotë, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishin në ish shtëpinë e diktatorit Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në një qendër kulturore me bazë rezidencat me artistë shqiptare dhe nga bota, dhe sot do të jetë kënaqësi e madhe që ta shoqerojmë presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt.

Dhe kurba e këtij transformimi nga një grehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara, në një që të jep energji Shqipërisë së të nesërmes është pasqyra e këtij bashkëpunimi.

Ne jemi thellësisht mirënjohës padiskutim që sot ne e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër rajoni ka fituar një mbështetës të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen për përfshirjen e rajonit në Evropën e Bashkuar.”