
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Tirana me kryeministrin Edi Rama, ka komentuar mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e përparimit konkret dhe të vazhdueshëm në këtë proces.
Presidenti francez vuri në dukje se progresi në dialog është kyç për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi se një proces i zvarritur apo i fragmentuar nuk do t’i shërbente asnjë pale.
“Udhërrëfyesi është shumë i qartë. BE është legjitime të kërkojë të ketë avancime konkrete, kemi kaluar shumë kohë me dialog. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Uroj që dialogu të rinisë javën e ardhshme”, tha Macron.
Presidenti francez nënvizoi se rinisja e dialogut është shumë e rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër mundësisë së një dialogu të tërthortë, duke theksuar se ky nuk është një hap i duhur përpara.
“Është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Nuk duhet të lejojmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është kjo mënyra të ecim përpara,” përfundoi ai.