
Partia Socialiste e Shqipërisë ka konsoliduar më tej epërsinë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke siguruar 52.3% të votave, teksa kanë mbetur edhe rreth 50 mijë zarfe nga vota e diasporës për t’u numëruar.
Sipas të dhënave zyrtare, PS ka grumbulluar 811.322 vota, duke lënë ndjeshëm pas koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i cili ka marrë 522.462 vota, ose 33.7%.
Forca e tretë politike është Nisma Shqipëria Bëhet me 61.084 vota (3.9%), ndërsa Partia Social Demokrate ndjek me 49.499 vota (3.2%).
Ndërkohë, jashtë përfaqësimit parlamentar mbeten një sërë subjektesh të vogla opozitare, përfshirë Koalicionin Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha, Lëvizjen Djathtas për Zhvillim të Dashamir Shehit dhe formacionin e Enkelejd Alibeajt, të cilët nuk arritën të kalojnë pragun për të fituar mandate në Kuvend.