Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 100 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza


Gati 100 njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë në një sulm në shkallë të gjerë nga ushtria izraelite të nisur herët të premten në veri të Gazës, kanë thënë mbrojtja civile e drejtuar nga Hamasi dhe banorët.

Mbrojtja civile tha se të paktën nëntë shtëpi dhe tenda që strehonin civilë ishin bombarduar gjatë natës dhe kishte marrë dhjetëra telefonata nga njerëz të bllokuar.

Ushtria izraelite tha se po “operonte për të lokalizuar dhe çmontuar objektet e infrastrukturës terroriste” në veri të Gazës dhe kishte “eliminuar disa terroristë” gjatë ditës së kaluar, shkruan BBC.

Ky shënon sulmin më të madh tokësor në veri të Gazës që kur Izraeli rifilloi ofensivën e tij në mars.

Sulmi në veri të Gazës vjen pasi sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 120 njerëz, kryesisht në jug, të enjten.

IDF tha të premten se kishte goditur më shumë se 150 “objektiva terroriste” në të gjithë Gazën gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë poste raketore antitank, struktura ushtarake dhe qendra ku grupet po planifikonin “të kryenin sulme terroriste kundër trupave IDF”.