Vendosni fjalën kyçe....

“Beteja për votën e lirë do fitohet, informova Brukselin për masakrën elektorale të 11 majit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha se kishte informuar partitë e djathta në Evropë për masakrën elektorale të 11 majit.

Para mbështetësve të mbledhur në protestën e thirrur pasditen e sotme, Berisha tha se beteja për votën e lirë do fitohet.

“Paraqita masakrën elektorale të Toto Rinës së Ballkanit, Edi Rama. Kongresi botëror i partive të qendrës së djathtë u njoh me grabitjen e zgjedheve nga Edi Rama në bashkëpunim me bandat më të rrezikshme të mafias ndërkombëtare e kombëtare. Falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione. 11 maji ishte farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së perdes së hekurt. Kjo betejë për votën e lirë do fitohet. Ky takim ndërkombëtar me drejtuesit evropianë i priti ata si një hajdut, i priti si Toto Rino. Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime.

Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë. Ndaj dhe u përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator.” – tha Berisha.