
Procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato të diasporës, është drejt përfundimit dhe rezultatet paraprake tregojnë një fitore të theksuar të Partisë Socialiste.
Deri më tani, PS ka siguruar 803.228 vota, duke konfirmuar epërsinë e saj dhe mbështetjen e gjerë të qytetarëve në këto zgjedhje.
Nga ana tjetër, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka grumbulluar 518.018 vota, duke u renditur si forca e dytë më e votuar në vend.