Vendosni fjalën kyçe....

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës


Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejë është nën hetim për “korrupsion zgjedhor”.

Kujtojmë se më 4 maj, në fund të një takimi kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.

 

 

“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”, tha ai.