Vendosni fjalën kyçe....

“Vota e shqiptarëve u plaçkit, zgjedhjet e grabitura nuk do i falen kurrë narkodiktatorit Edi Rama” – Berisha


Kryedemokrati Berisha tha se opozita e ka nisur dhe do e mbyllë me sukses betejën për votën e lirë të shqiptarëve.

Në konferencën për mediat nga selia blu, ai theksoi se një pjesë e provave për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit janë publike dhe janë bërë me vendime qeverie ndërsa shtoi se disponon edhe prova të tjera nga ato që i quajti bota e nëndheshme e krimit.

Do e bëjmë me sukses këtë betejë, e kemi nisur dhe do e çojmë deri në fund. Është e vërteta ajo që na garanton suksesin. Nëse flet për fitore në 2025-ën bëhesh palë me Edi Ramën. Kjo nuk është fitore, është grabitje dhe nuk ka shqiptar që nuk e pa. Kush nuk e pa shpërndarjen nga 100 euro për pensionist ndërkohë që ata janë mbi 40 për qind e votuesve. Cili nuk e pa faljen e 200 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve. Kush nuk i pa licencat për  mbjellje kanabisi, kush nuk i pa Xhabaftët në Vorë, Pojën në Durrës, Suel Çelën në Elbasan, tjetër në Shkodër. Këto janë zgjedhje të grabitura, të plaçkitura. I kemi pa edhe në vitin 2001 këto urime. Deklaratat janë paraprake, jemi opozitë që kemi faktuar. Në Senat dhe Kongres, në Parlamentin Evropian, në ODIHR, pranë qeverive të vendeve të lira. E drejta e këtij populli për votën e lirë do mbrohet. PD në emergjencë duhet të përcaktojë rrugën e mbrojtjes së votës së shqiptarëve. Zgjedhjet e grabitura nuk i falen kurrë narkodiktatorit Edi Rama. Kësaj here, gjërat janë janë publike, i bëri me vendime qeverie Edi Rama, nuk po merremi me ato të nëndheshme. Kjo është luftë e vërtetë për vlerën më themelore të lirisë që është vota e lirë.” – tha Berisha.