Vendosni fjalën kyçe....

60 viktima nga sulmet ajrore izraelite në Gaza


60 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite mëngjesin e së mërkurës. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa tha se avionët luftarakë izraelitë goditën ndërtesat e banimit dhe kampin e refugjatëve në qytetin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë.

Në Rripin jugor të Gazës, një burrë, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre u vranë në një sulm izraelit në tendën e tyre në zonën Al-Mawasi të Khan Younis, shkruan AA.

Gjithashtu në juglindje të Khan Younis, një sulm ajror izraelit në një shtëpi në zonën Al-Fukhari vrau 10 persona nga familja Abu Ammouna, sipas radios lokale Al-Aqsa.

Më shumë se 52,900 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmin e Izraelit që nga tetori 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.