Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër/ PD-ASHM ruan epërsinë ndaj PS, PSD me rezultat të fortë


Në qarkun e Shkodrës kanë mbetur vetëm 4 kuti për t’u numëruar nga gjithsej 405, dhe rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy partive kryesore.

Koalicioni PD–ASHM kryeson aktualisht me 36,789 vota, që përbëjnë 40.12% të totalit, ndërsa Partia Socialiste ndjek nga afër me 34,395 vota ose 37.51%.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka arritur një rezultat të konsiderueshëm, duke grumbulluar 15,735 vota (17.16%), ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1,366 vota (1.49%).

Rezultati i plotë pritet të konfirmohet me numërimin e katër kutive të mbetura.