
Me mbi 4904 kuti të votimit të numëruara nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin, rezultati paraprak konfirmon epërsinë e Partisë Socialiste, e cila udhëheq me 52.14% të votave, duke siguruar deri tani rreth 679 mijë vota dhe 82 mandate në Kuvend. Ky rezultat e pozicionon PS-në drejt mandatit të katërt qeverisës me shumicë të qartë parlamentare.
Në vendin e dytë renditet Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34.43% të votave, që përkthehen në rreth 448 mijë vota dhe 52 mandate të siguruara.
Forca e tretë politike në nivel kombëtar është Nisma “Shqipëria Bëhet” me 3.5% të votave dhe 1 mandat në Kuvend.
Po ashtu, Partia Socialdemokrate (PSD) siguron 3 mandate, ndërsa Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë fitojnë nga 1 mandat secila.
Mbeten për t’u numëruar më pak se 300 kuti votimi, që nuk pritet të ndryshojnë ndjeshëm hartën përfundimtare të mandateve.