
Ka përfunduar numërimi në qarkun e Gjirokastrës.
Partia Socialiste ka marrë 24,457 vota ose 62.23%, duke fituar 3 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 11,596 vota ose 29.51%, duke ruajtur vetëm 1 mandat.
Të dhënat për partitë e tjera janë:
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 1,233 vota (3.14%)
Partia Mundësia: 578 vota (1.47%)
Partia Socialdemokrate: 408 vota (1.04%)
Lëvizja Bashkë: 496 vota (1.26%)
Partia Koalicioni Euroatlantik: 198 vota (0.50%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 194 vota (0.49%)
Partia Aleanca Demokracia e Re: 34 vota (0.09%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 63 vota (0.16%)
Lëvizja Atdheu: 43 vota (0.11%)