
Drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, deklaroi në një lidhje për emisionin Real Story se procesi i votimit nga Diaspora është zhvilluar në kohë rekord dhe çdo votë e ardhur, veçanërisht nga Greqia, do të numërohet.
“Nuk jemi në një fazë ku partitë politike mund të kontestojnë rezultatet. Grupi i numërimit ka për detyrë vetëm të numërojë çdo fletë votimi, pa shpallur rezultate,” u shpreh Balla.
Ai theksoi se çdo kontestim ndjek procedurat përkatëse ligjore, duke filluar nga KZAZ, më pas në KAS dhe eventualisht në Kolegjin Zgjedhor.
“Sot, disa ose nuk janë të informuar, ose nuk e kuptojnë në çfarë faze të procesit ndodhemi. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët, veçanërisht ata nga Greqia, se çdo votë do të numërohet dhe vullneti i tyre do të respektohet,” përfundoi Balla.