Vendosni fjalën kyçe....

PS në avantazh në Dibër, PD merr 2 mandate deri më tani


Nga numërimi i deritanishëm të votave në Qarkun e Dibrës, Partia Socialiste (PS) është në avantazh me 3 mandate të fituara, duke lënë pas koalicionin PD-ASHM me 2 mandate. Deri më tani janë numëruar 67 nga 222 Qendrat e Votimit.

Sipas të dhënave më të fundit:

PS kryeson bindshëm me mbi 10 mijë vota.

PD-ASHM ndjek me rreth 6 mijë vota.

Forcat e tjera politike si NISMA SHB, KEA, PSD, dhe të tjera rezultojnë me një numër shumë të ulët votash, pa arritur të sigurojnë mandate.