
Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në orën 19:00 dhe dorëzimit të kutive në qendrat e numërimit, ka nisur menjëherë numërimi i votave në të gjithë vendin. Bashkia e Pustecit, më e vogla në qark, ishte e para që përfundoi numërimin dhe shpalli rezultatet.
Ndërkohë, në Bashkinë e Vorës, pas numërimit të 6 kutive të para, koalicioni PD-ASHM ka dalë në avantazh të lehtë me 21 vota ndaj Partisë Socialiste.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 194 nga 1282 kuti votimi. Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 28,830 vota (49.0%), e ndjekur nga koalicioni PD-ASHM me 20,358 vota (34.6%). Forca e tretë renditet Partia Mundësia me 2,875 vota (4.9%).
Renditja e deritanishme e partive në Tiranë:
PS – 28,830 vota (49.0%)
PD-ASHM – 20,358 vota (34.6%)
Partia Mundësia – 2,875 vota (4.9%)
PSD – 1,896 vota (3.2%)
NISMA-SHB – 1,751 vota (3.0%)
Lëvizja Bashkë – 1,665 vota (2.8%)
KEA – 855 vota (1.5%)
DZH – 312 vota (0.5%)
AKSH – 167 vota (0.3%)
LA – 109 vota (0.2%)
ADR – 73 vota (0.1%)
Në një reagim të hershëm në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të Sheshit Skënderbej me nuanca ngjyrë mavi, shoqëruar me mbishkrimin: “Çfarë agimi ky sot.”