Vendosni fjalën kyçe....

PS fiton Vorën me 8010 vota


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Qarkun e Tiranës tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste (PS), e cila ka marrë deri tani 45,727 vota, që përbëjnë 47.7% të totalit, duke siguruar 19 mandate. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, PS ka shënuar një rënie të lehtë prej -0.6%, kur kishte marrë 48.4% dhe 18 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 33,556 vota (35%), duke fituar 14 mandate, por me një rënie të ndjeshme prej -10.4% krahasuar me vitin 2021, kur siguroi 45.4% dhe 17 mandate.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet për zonën e Vorës dhe njësinë nr. 10 në Tiranë, ku u votua elektronikisht, por burime jozyrtare konfirmojnë se PS ka fituar në Vorë me 8,010 vota. Më i votuari nga radhët e socialistëve është Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 4,794 vota personale nga lista e hapur.

Ndërkohë, katër forca politike më të vogla kanë arritur të sigurojnë nga 1 mandat secila, në saje të mbështetjes në nivel qarku:

Partia Mundësia – 4,750 vota (5.0%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3,565 vota (3.7%)

Nisma Shqipëria Bëhet – 3,013 vota (3.1%)

Lëvizja Bashkë – 2,691 vota (2.8%)