Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 60 për qind e votave, kryeson PS, partitë e reja deri tani nga një mandat për kokë


Kur janë numëruar mbi 3253 kuti nga 5225 Qendra Votimi në gjithë vendin, PS kryeson me 52.6% që përkthehen në rreth 430 mijë vota. Koalicioni opozitar PD-ASHM ka 34.% ose rreth 278 mijë vota.

Forca e tretë politike renditet PSD me 3.65% të votave. Nisma-Shqipëria Bëhet ka marrë 3.4%, Mundësia 2.8%, Koalicioni Euroatlantik reth 1.2% dhe Djathtas për Zhvillim 0.37%.

Sipas rezultatit të deritanishëm, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 ndërsa Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.