Vendosni fjalën kyçe....

Njësia 10 në Tiranë/ Tek PS kryeson Gonxhja, tek PD Alimehmeti dhe Tabaku


Në njësinë nr. 10 të Tiranës janë zbardhur disa nga rezultatet individuale të kandidatëve për deputetë, ku një ndër surprizat ka qenë Ilir Alimehmeti nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i cili ka marrë 848 vota.

Ndërkohë, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike ka siguruar 590 vota, duke konfirmuar mbështetjen e saj në këtë zonë.

Nga Lëvizja Bashkë, Blerta Aliaj ka marrë 95 vota, ndërsa Lulzim Basha i Koalicionit Euro-Atlantik ka përfituar 29 vota.

Në kampin socialist, më i votuari ka rezultuar Blendi Gonxhja me 5080 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 1722 vota, Erion Braçe me 624 vota, dhe Ervin Hoxha me 376 vota.