Vendosni fjalën kyçe....

“Mundësia” projekt afatgjatë, partitë që blejnë vota na dëmtojnë megjithatë duhen gjetur zgjidhje” – Shehaj


Kreu i “Partisë Mundësia” Agron Shehaj pohoi mbrëmjen e sotme se projekti politik që ka nisur është afatgjatë dhe pjesëmarrja dhe rezultati në zgjedhjet e 11 majit janë vetëm një hap i parë.

Përmes një lidhjeje me video në emisionin Opinion Shehaj tha se pavarësisht të gjitha problematikave të vërejtura duhen gjetur zgjidhjet pasi justifikimet nuk mjaftojnë më.

“Filluam një projekt politik, ky është një hap i parë. Jemi prezent në Tiranë me rrreth 5 për qind. Do bëjmë një analizë po nuk është rezultat zhgënjyes. Ky është një projekt afatgjatë. Jemi parti e re. Nuk kemi struktura si partitë e tjera. Dukuria e blerjes së votave nga disa parti na dëmtonë shumë. Jemi të vetëdijshëm se garojmë në Shqipëri. Ku nuk jemi në kushte të barabarta. Nuk ka shkuar ço gjë që nuk ka shkuar ede në zgjedhjet e shkuara. Ky nuk është justifikim. do gjemnë zgjidhjen. Ne duhet të japim zgjidhjen.” – tha Shehaj.