Egnatia është shpallur kampione e Superligës pasi mundi në finale Vllazninë 3-0.
Për ekipin nga Rrogozhina ky ishte titulli i dytë radhazi, një arritje historike kjo për klubin që nuk ka asnjë trofe tjetër të rëndësishëm në raft që prej themelimit.
Egnatia nuk e vuri për asnjë çast në dyshim fitoren ndërsa Vllaznia u shfaq e pafuqishme për të ndryshuar rrjedhën.
