Vendosni fjalën kyçe....

Ancelotti do drejtojë Brazilin


Italiani Carlo Ancelotti, një nga trajnerët më të dekoruar në futbollin botëror, do  bëhet trajner i Brazilit pas largimit nga Real Madridi në fund të sezonit, tha të hënën Federata e Futbollit e Brazilit (CBF).

65-vjeçari Ancelotti ka shijuar katër vite jashtëzakonisht të suksesshme në mandatin e tij të dytë te gjigantët spanjollë, por ata janë të vendosur ta përfundojnë këtë sezon pa një trofe, shkruan Reuters.

Ai do zëvendësohet në “Bernabeu” nga ish-mesfushori i Realit, Xabi Alonso, i cili sipas disa burimeve me ish-lojtarin e kombëtares së Spanjës ka arritur një marrëveshje dyvjeçare me “galaktikët” për ta zgjatur atë edhe për një vit shtesë.“Ancelotti fillon misionin e tij javën e ardhshme”, tha CBF në një deklaratë.

“Ai do takohet me zyrtarët e CBF për të përmbyllur  listën paraprake të lojtarëve të thirrur për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguait muajin e ardhshëm. Më 26, në Brazil, trajneri do të shpallë skuadrën përfundimtare.””Sjellja e Carlo Ancelottit në trajnerin e Brazilit është më shumë se një lëvizje strategjike. Është një deklaratë për botën se ne jemi të vendosur të rifitojmë vendin e parë në futboll,” tha në deklaratë presidenti i CBF Ednaldo Rodrigues.