Kandidati i PD-së në qarkun e Fierit Eduard Sharka ka denoncuar përfshirjen e personave të paautorizuar brenda perimetrit të qendrës së votimit në fshatin Kasharaj të Lushnjës.
Sipas Sharkës, patronazhistët po kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendrat e votimit me listat zgjedhore.
“Në fshatin Kasharaj , Lushnjë, patronazhistet brenda zones se sigurise se qendres se votimit kryqezojne te dhenat e marra ne menyre te paligjshme nga qendra e votimit me listat zgjedhore.” – shkruan ai në Facebook.
