Gazetari Çim Peka hodhi poshtë exit poll-in e publikuar në disa media e të kryer nga Baton Haxhiu, duke e quajtur atë të rremë dhe fals.
Ai po kështu denoncoi kreun e KQZ-së Celibashi se ndërhyri për të bllokuar shpalljen e rezultatit të numërimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë pas kryesimit të PD-së në Vorë 613 me 445.
“Sondazhi që ka nxjerrë Batoni është i rremë. Për të bërë sondazh të saktë duhet të pyeten rreth 11 mijë persona dhe kostoja shkon deri në 150 mijë euro. Batoni nuk ka staf, nuk ka asnjë njeri, nuk ka as gazetë. Ky është nderi i fundit që Batoni po i bën Ramës. E sfidoj të nxjerrë listën dhe faturën e sondazhit. Në Domje, ku ka votiom elektronik si pjesë e Vorës, PD-ja kryesonte ndaj PS-së dhe në këtë çast ndërhyn Celibashi ka bllokuar shpalljen e rezultatit. Është 613 me 445 për PD-në Duke qenë se duhet mbajt fryma e exit poll-it të Batonit duke shpresuar se mund të blihen komisionerët apo ndërrohen kutitë, ka ndaluar numërimin elektronik në Njësinë 10 në Tiranë deri nesër dhe ka ndaluar numërimin elektronik në Bashkinë Vorë.” – tha Peka.
