KQZ shtyn shpalljen e rezultatit të votimit elektronik për Vorën, Celibashi tregon arsyen
KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e shpallë rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën.
Anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit. Sipas kreut të KQZ-së, Celibashi, ky vendim bëhet për të mos krijuar një perceptim mbi rezultatin e përgjithshëm të votimit.
“U dakordësuam me të gjitha palët politike për votim elektronik te Njësia 10 dhe Bashkia e Vorës. Kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatit të votimit në Njësinë 10 dhje Bashkinë e Vorës pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për qendrat e votimit apo për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale. Pra, këtë rezultat do ta kemi nesër në mëngjes rreth orës 8 ose 9.” – tha Celibashi.
