Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Policia s’iu përgjigj gjashtë telefonatave për zyrën e patronazhistëve në Tiranë


Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi denoncoi mbrëmjen e sotme policinëse nuk i ishte përgjigjur thirrjes për të shkuar në vendin ku kishte një përplasje mes përfaqësuesve të PD-së dhe disa personave të cilët u akuzuan si patronazhistë të PS-së.

Këlliçi tha se kishte telefonuar gjashtë herë policinë dhe ajo nuk kishte mbërritur pavarësisht se zyra në fjalë ndodhet shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

“Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në një orë. Në disa momente ka përplasje verbale mes Këlliçit dhe Braces, e këtij të fundit me disa persona të tjerë. Kjo është një zyrë elektorale e padeklaruar. Brenda është mbyllur Erjon Brace. Kemi kapur në flagrancë njerëz me lista me kompjutera.Dua të bëhet kontroll se ka dyshim për para.” – tha Këlliçi.