Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj voton në paraburgimin e Durrësit: Ftesë qytetarëve për të mbështetur Partinë Socialiste


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet në pritje të procesit gjyqësor. Votimi është kryer në përputhje me procedurat dhe orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, sikurse parashikon ligji për të paraburgosurit.

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Veliaj iu drejtua qytetarëve me një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku u kërkonte të mbështesnin Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Ai theksoi se zgjedhjet janë një moment reflektimi për transformimin që ka përjetuar Tirana në këto vite, duke ftuar qytetarët të votojnë për “punën, shpresën dhe një të ardhme europiane”.

Mos e shihni votën si një kundërvënie ndaj Saliut apo partive të dala nga Partia Demokratike, por si një mbështetje për të tashmen që na bën krenarë dhe për të ardhmen që e meritojmë,” u shpreh Veliaj. Ai e mbylli mesazhin me një ftesë për të votuar të dielën për Partinë Socialiste, për të çuar përpara projektet dhe vizionin për Shqipërinë.