Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona bën mrekullinë ndaj Realit të Madridit e prek titullin


Barcelona arriti një fitore të jashtëzakonshme në derbin ndaj Realit të Madridit në një ndeshje që i kishtë të gjitha, emocione në fushë dhe shkallët e stadiumit dhe 7 gola.

Të parët që shënuan ishin madrilenët me një dygolësh të francezit Mbappe në minutat ‘5 dhe ‘14.

Kjo vetëm sa e zgjoi Barcelonën që shënon 4 gola në pjesën e parë duke e mbyllur atë në avantazh 4-2. Me nisjen e pjesës së dytë Reali i Madridit shënoj sërish me Mbappe, rezultat që ngeli i pandryshuar deri në fund të takimit.

Kjo fitore praktikisht i jep Barcelonës titullin kampion tre javë nga fundi, kur për ta siguruar ka nevojë edhe për një fitore në tre javët e mbetura.