Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e PD bllokojnë dy automjete në Klos, gjenden 4,500 euro, dyshime për shitblerje vote


Eksponentë të Partisë Demokratike kanë ndaluar mbrëmjen e kaluar dy automjete në zonën e Klosit, njëri prej të cilëve dyshohet se transportonte sekretarin politik të PS për këtë zonë, së bashku me dy persona të tjerë.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala gjatë kontrollit në një nga mjetet u gjetën 4,500 euro në cash, duke shtuar dyshimet e PD-së për përfshirje në tentativë për shitblerje vote.

Ndërkohë, në automjetin e dytë, që mësohet se është në pronësi të një biznesmeni, nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm.

Partia Demokratike ka kërkuar hetim të menjëhershëm të rastit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare.