Është gjetur pas pesë gjashtë ditësh kufoma e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili ishte zhdukur që prej 3 majit, ku u zhduk nën një masiv dheu teksa po punonte pranë Klosit.
I riu po punonte në Qafë Burrel me fadromë kur një masiv dheu rrëshqiti duke e zënë poshtë bashkë me mjetin e punës.
Për gjetjen e të riut erdhën në ndihmë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova ndërsa sipas Shqiptarja, kanë qenë këta të fundit që kanë gjetur trupin me ndihmën e qenve të specializuar.
