Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka marrë miratimin për hapjen e 8 kapitujve të rinj në negociatat me Bashkimin Evropian.

Lajmin e dha gjatë rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku theksoi se deri tani janë hapur 16 kapituj dhe me 8 të rinjtë mbeten edhe 11 për t’u hapur.

Rama u shpreh optimist se të gjithë kapitujt mund të hapen brenda këtij viti, çka do të përbënte një rekord në procesin e integrimit evropian.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani.

Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj  e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama.