Vendosni fjalën kyçe....

“Minimum jetik e pension minimal 200 euro, rrogë mesatare 1200 euro, rroga e mësuesve 1500 euro, ulim taksat, çmimin e naftës, energjisë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha përmblodhi pikat kryesore të programit të aleancës që udhëheq në zgjedhjet e 11 majit.

Kryedemokrati ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku theksoi se programi i PD-së është më i mirë që ai prezanton para shqiptarëve në 34 vjet dhe i përgatitur për tre vjet radhazi nga ekspertë.

Berisha premtoi minimum jetik e pension minimal 200 euro, paga minimale 500 euro, pagë mesatare 1200 euro, rroga e mësuesve 1500 euro, ulje të çmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe ujit, ulje të tatim-fitimit dhe TVSH-së.

“Ky është programi më i mirë i jetës sime. Është program i një pune 3-vjeçare i shqyrtuar nga “Adenauer Stiftung” dhe “Heritage Foundation”. Kanë punuar ekspertët më të mirë dhe dhe kanë gjithë përvojë time gjithashtu. Ky nuk është një program partie po për cddo shqiptar. Në vitin 2013 kemi lënë një rrogë minimale 220 euro. Pension mesatar 143 mijë lekë, ishin më të larta se vendet e rajonit përfshi Bullgarinë e Rumaninë, vende të BE-së. Tani malazezi që merrte 138 euro pension, tani merr 450 euro pension. Pensioni në Shqipëri në raport me çmimet duhet të ishte 390 mijë lekë. Minimum jetik dhe pension miminal 200 euro, rroga mimimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, rroga e mësuesit 1500 euro. Gjendja katastrofale e sistemit shëndetësor është akuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie. Biznesi i voël energjinë do e paguajë 6 lek, jo 18 lek. Ujin do e paguajë me gjysmën e çmimit. Biznesi do paguajë 10% tatim-fitimin jo 23 për qind. TVSH 10%, jo 20%. Fermeri do ketë pesëfishin e subvencioneve. Si do rezistojë fermeri shqiptar kur rajoni merr pesëfish më shumë. Çmimet e ndërtimit janë më abuzivet, më të tmerrshmet. Zero analfabetizëm. Fëmija i tretë e më tepër do ketë zero shpenzime deri në moshën 23-vjeçare.” – tha Berisha.