Vendosni fjalën kyçe....

“E vërteta triumfoi, mirënjohje për presidentin Trump, që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington” – Berisha


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falënderuar qytetarët e Shkodrës për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë fushatës zgjedhore, duke deklaruar se data 11 maj shënon nisjen e një kapitulli të ri për qytetin dhe për vendin.

Në një fjalim të mbajtur para mbështetësve të tij, Berisha u shpreh:

“Me 11 maj, Shkodra dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri. Ndahemi nga një diktaturë, rivendosim dinjitetin dhe kthejmë shpresën dhe të ardhmen për qytetarët tanë.”

Ai shtoi se përkundër sfidave dhe kohëve të vështira, mbështetësit e PD-së qëndruan të palëkundur dhe besnikë ndaj parimeve demokratike.

Berisha iu referua edhe çështjes së shpalljes “non grata” nga SHBA, duke e lidhur me një mirënjohje për presidentin amerikan Donald Trump.

“E vërteta triumfoi. Mirënjohje të pakufishme për Presidentin Trump, që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington,” deklaroi ai, duke rikthyer në qendër të diskutimit ndikimin e figurave ndërkombëtare në politikën shqiptare.

Fjalimi i tij u mbyll me një mesazh motivues për mbështetësit: “Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”