Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Bardhin dhe Berishën: Nuk mund të bëhet Fieri “Gazi i botës” duke shkuar pas një plaku të rrjedhur


Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një miting përmbyllës të fushatës elektorale në Fier, ku ka sulmuar ashpër liderët e opozitës, Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën. Rama i ka cilësuar ata si të papërshtatshëm për të përfaqësuar qytetin e Fierit në parlament.

Ai ka theksuar se “kënetën” që ka zgjedhur opozita për të përfaqësuar Fierin nuk meriton besimin e këtij qyteti, as të asnjë qyteti, as të asnjë fshati të qarkut të Fierit, as të asnjë demokrati të zakonshëm në Fier, por nuk meriton asnjë respekt. Sipas tij, Fieri nuk mund të bëhet “gazi i botës” duke shkuar pas një plaku të rrjedhur dhe një politikani të lashtë të pashpresë që ka marrë peng opozitën për interesin e tij, por kurrë nuk do të marrë peng Fierin e Shqipërinë.

Në një tjetër aktivitet elektoral në qytet, Rama ka theksuar se Fieri është kryeqyteti i socialistëve dhe se nga ky qytet do të shpërndahet fryma e një fitoreje të paparë deri më sot. Ai ka shprehur bindjen se PS do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit dhe ka ftuar qytetarët të mbështesin kandidaturat e PS-së për të siguruar një të ardhme më të mirë për Fierin dhe Shqipërinë.

Këto deklarata vijnë në një moment të tensionuar politik në vend, ku fushata elektorale është në kulmin e saj dhe përplasjet mes palëve janë intensifikuar. Rama ka kërkuar nga qytetarët e Fierit që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të mbështesin PS-në për të vazhduar zhvillimin dhe përparimin e vendit.